Shpërthen një bombul gazi në katin e pestë të një pallati në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr 5 ku fatmirësisht nuk ka të plagosur. Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qënë dy të moshuar të cilët sipas tyre kanë qënë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombla ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.
Për pasojë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.
Kjo rrugë është një nga më të populluarat dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje për hetimet përkatëse.