LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Elbasan, vdesin 3 pacientë në moshë të re nga Covid. Në gjendje kritike dhe dy persona të tjerë, mes tyre oksigjenisti i spitalit

0
256

3 qytetarë nga Elbasani kanë humbur jetën brenda orësh si pasojë e Covid 19 në spitalet e kryeqytetit. Burime bëjnë me dije se viktimat janë të moshës 35-45 vjec, të tre të gjinisë mashkullore.

Burimet bëjnë me dije se dhe një tjetër pacient po nga Elbasani është në gjendje kritike për jetën, në spitalet Covid në Tiranë, duke shkaktuar një gjendje alarmi te të gjithë qytetarët.

Një ditë më parë, edhe oskigjenisti i spitalit të Elbasanit, vetëm 38 vjeç është shtruar në spital, për shkak të nivelit shumë të ulët të oksigjenimit. Mësohet se ai është trajtuar për disa ditë me radhë në banesë, dhe më pas është dërguar në gjendje të rënduar drejt Tiranës, ndërkohë që situata është duke precipituar në të gjitha qytetet e vendit.

Vijon…