Aldi Rama ka tentuar të vetëvritet pasditen e sotme, në një banesë ku fshihej pasi vrau oficerin e Policisë kriminale të Lezhës, Saimir Hoxha.
Pas disa orëve i rrethuar në banesë nga forcat RENEA dhe FNSH, 21 vjeçari ka qëlluar veten e tij me pistoletë TT, arma me të cilën dyshohet se vrau efektivin e policisë.
Policia njofton se i riu është në gjendje kritike për jetën dhe po transportohet në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policise:
Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.
Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës mëngjesin e kësaj të marte, aty ku oficeri i policisë, Saimir Hoxha është ekzekutuar me plumb në zemër në momentin që i është afruar makinës së 21 vjeçarit Aldi Rama. Oficeri i policisë dhe kolegët e tij sapo kishin kryer një aksion të suksesshëm anti-kanabis, që u finalizua me asgjesimin e rreth 110 bimëve narkotike.
Më pas i njdjeri dhe dy policë të tjerë i janë afruar një makine të dyshimte pranë parcelës me kanabis. Policët në këtë moment dyshohet të kenë qenë pa fenelina në makinën e tyre dhe në momentin që i është afruar autorit të ngjajres, ky i fundit e ka qëlluar me plumb në zemër.
(E.H/Faxweb.al)