LAJM I FUNDIT/ Hidhet shorti për renditjen e kandidatëve në fletët e votimit

0
77

KQZ ka nisur sot mbledhjen për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e numrit që do të mbajnë kandidatët në fletën e votimit.

Sot shorti do të hidhet për përcaktimin e kandidatëve për 11 bashki, konkretisht për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korcë, Lezhë, Shkodër.

Edhe pse duhet si një proces rutinë, në fakt ky short ka një rëndësi të veçantë, pasi në bazë të numrit që do të përcaktohet për kandidatët, do t’u bëhet thirrje qytetarëve për t’i votuar këta të fundit.

Kujtojmë se në 14 prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore, e cila do të pasohet me javë të ngjeshura për KQZ dhe subjektet politike që do të garojnë.