Qafë Thanë/ Sipas një urdhërri të ardhur nga pala maqedonase, sot nuk janë lejuar që të kalojnë punonjësit sezonalë të cilët shkojnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ndalese për ditën e sotme. Nuk dihet nëser apo më tej si do procedohet.
Sipas të dhënave thuhet se një shtetas shqiptar, punonjës sezonal ka humbur jetën në Maqedoni dhe mungesa e siguracionit e kontrata e punës ka bërë që punonjësit sezonalë të ndalohen ditën e sotme për të kaluar këtë doganë.
Një takim po zhvillohet tashmë me drejtues te doganës shqiptare e maqedonase dhe pritet një vendim i këtyre të fundit.