LAJM I FUNDIT/ I dënuar në Itali vite më parë për lëndë narkotike, gjykata Elbasanit dënon me 5 vite burg Elton Kilen

0
2724

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan miratoi sot kerkesën e Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i akuzuar për vepren penale “Pastrimi i produkteve te vepres penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit të Procedurës Penale.

Elton Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrim të disa pasurive në emer të tij dhe familjarëve.

Vepra për të cilën është dënuar Kilja cilësohet si krim ekonomik, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar edhe më parë në Itali, për trafikim lëndësh narkotike.