
shpallur në kërkim për vrasjen e Gentian Beqirit, arrestohet në Dubai Florenc Çapja
Ai dyshohet të jetë personi që ka porositur vrasjen e dy personave babë e bir, përkatësisht Gentian dhe Nezir Beqirin.
Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja.
Ngjarja që ka dërguar pas hekurave Florenc Çapjan, i arrestuar nga policia në Dubai është ajo e vitit 2012, 9 vite më parë kur u ekzekutuan në shtëpinë e tyre babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri. Arrestimi i vëllait të madh të Çapajve, Ardian Çapja u bë pas dëshmisë së dhënë një vit më parë nga i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi, i cili ka pranuar se kishte qenë ai që tërhoqi këmbëzën e armës që vrau në gjumë Gentjan Beqirin.
“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Kryerja e vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij” tha thënë Bardhi
Abc
