LAJM I FUNDIT/ I vdes babai një prej deputetëve, shtyhet mbledhja e grupit parlamentar në PD

0
112

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila ishte parashikuar të mbahej pasditen e sotme, është shtyrë për nesër në orën 09:00.

Burime bëjnë me dije se shkak për këtë shtyrje është bërë një humbje në familjen e deputetit Luçiano Boçi.

Mësohet se Boçi ka humbur të atin e tij. Në mbledhjen e grupit të PD-së do të diskutohej në lidhje me qëndrimin që do të mbajë opozita për presidentin.

Vijon…