LAJM I FUNDIT/ Pagoi para te Dumani që t’i vrisnin gruan, arrestohet avokati Alban Bengasi

0
371

Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Bëhet fjalë për avokatin Alban Bengasi, i cili po kthehej nga Dubai.

Ky i fundit u fundos nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili pas arrestimit, pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe më pas “zbuloi të gjitha mëkatet”.

Nuredin Dumani ka rrëfyer se Alban Bengasi, i cili punonte për llogari të bandave, u kërkoi t’i vrisnin ish-gruan, duke ju ofruar 120 mijë euro, pasi donte të hakmerrej pasi ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Por për Dumanin kjo ishte një shumë e vogël, pasi bëhej fjalë për vrasjen e një gruaje. Dumani tregon se Bengasi madje e ka “kërcënuar”, duke i thënë se nëse se merrte ai përsipër do ja jepte këtë “punë” Gjergji Cukalit.

Për këtë thotë Dumani nuk ka pranuar ta marrë përsipër, madje i ka thënë avokatit që ta bëjë kush të dojë.

Ndaj avokatit,  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar./ n.m.abcnews.al