Breshëri të shtëna me armë zjarri janë shënuar në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit të Vlorës, ku një person ka mbetur i vdekur
Burime bëjnë me dije se është qëlluar ndaj një biznesi në zonë mbi 20 herë.
Burime bëjnë me dije pët se një person është qëlluar në ambientet e një servisi me breshëri kallashnikovi.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve. Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.