Një burrë, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e tij në Tiranë.
Denoncimin e ka bërë nëna e tij në policinë e Tiranës.
“Më datë 19.12.2021, shtetasi S. E., 74 vjeç, ka kallëzuar se para një jave është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi R. E., 42 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.