“La Casa De Papel”, është një ndër serialet më të pëlqyera të momentit. Ai ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.
Mirëpo, një lajm i mirë vjen nga “La Casa De Papel”, ku bëhet me dije se shumë shpejt do të vijë një sezon i pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.
Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në profilin e tij në Instagram.
Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan: “U riktheva! Profesori u rikthye!”.
Ndërkohë, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lançohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë./abcnews.al