Lajmi i fundit / Aksident i rëndë në Gjocaj të Peqinit

0
241

Një aksident është regjistruar në aksin e nacional Elbasan- Peqin në fshatin Gjocaj.

Mesohet se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motoçikletë. Burime nga vendngjarje bënë me dije se përplasja mes tyre ka qenë e fortë.

Për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar për në spital.

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident