Lajmi i fundit /Aksident në aksin Elbasan – Peqin. Dyshohet për të lënduar

0
180

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan – Peqin. Nje Benz dhe nje Rang  Rover ne fshatin Paulesh të bashkisë së Peqinit janë përplasur.

Paraprakisht dyshohet për 2 persona të lënduar

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.