Lajmi i Fundit/ Dhunohet kancelari i Gjykatës së Elbasanit

0
637

Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta. Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kaf, jo më larg se 100 metra nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.
Aktualisht kacelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”.