Një lëvizje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme nga ana e Ligës. Ishte planifikuar që mbledhja e zakonshme të zhvillohej ditën e djeshme, por duke qene se deputeti Fidel Ylli e ktheu përgjigjen ditën e djeshme, Liga Profesioniste ka vendosur të mblidhet sot për të diskutuar në lidhje me fillimin e Kategorisë Superiore.
Gjasat janë të mëdha që futbollit elitar në vend të nisë të shtunën ose të dielën, teksa problemi i vetëm mbetet çeshtja e stadiumeve. Kjo gjë pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e sotme. Në rast se ky problem zgjidhet atëherë Kategoria Superiore mund të zbresë në fushë që këtë fundjave, në të kundërt do të të pritet java e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL