Një fëmijë është gjetur pa shënja jete në fshatin Kurtaj të bashksë së Peqinit . Vogëlushi dyshohet se ka qenë duke u larë në këtë lum dhe për pasojë është mbytur.
Njoftimi I plotë I policisë:
Peqin/Informacion paraprak Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin. Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Elbasaniflash.al