Përditësimi i situatës së COVID 19 shënoi ditën më të zezë për vendin tonë. 5 persona e humbën betejën me koronavirusin e ri dhe 104 persona të tjerë dolën pozitivë. Gjithashtu ditën e sotme një 50-vjeçare në qytetin e Elbasanit ka rezultuar me COVID-19. Burime bëjnë me dije se 50-vjeçarja është mësuese në Gjimnazin e “Gjuhëve të Huaja”. Po ashtu mësohet se bashkëshorti i saj ka rezultuar negativ pasi ka bërë tamponin.