LAJMI I FUNDIT/ Ngjarja e rëndë në Shkodër, u qëllua nga i dashuri, vajza në gjendje të rëndë në spital

0
2

Detaje të reja mbi ngjarjen në Shkodër

Mësohet se vajza e cila është qëlluar me armë zjarri në kokë nga i dashuri, nuk ka humbur jetën, por ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P.  është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

 

 

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.