LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri tek Komuna e Parisit, futet dhe qëllon brenda lokalit, i lënduar me urgjencë tek Trauma

0
134

Një plagosje me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme, pasi një person ka qëlluar një tjetër brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 4.30 të pasdites. I plagosuri, i identifikuar si Edmond Papaj është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës në Tiranë, ku edhe po merr mjekimin e bluzave të bardha, por nuk dijeni lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. dhe as se përse ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë që Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e sotme.