Elbasan/ Informacion Paraprak
Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i Urës së Zezë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Pak metra më poshtë vendit ku janë dëgjuar të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip B.M.W, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara, si dhe targat janë deklaruar të vjedhuara në Durrës më datë 18.04.2021. Mjeti është i braktisur.
Deri më tani nuk kemi të dhëna për dëme në njerëz.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën si dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Elbasani flash