Një tjetër ngjarje e ŕëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.
Një person është gjetur pa shenja jete dhe i gjakosur
Trupi i gjakosur është gjetur në afersi te parkut Aqif Pash.
Viktima është identifikuar si Florian Lamçe.
Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me vrasjen e mbrëmshme të 23-vjeçarit Regis Runaj, mik i Emiljano Ramazanit.
Policia ka rrethuar vendngjarjen por ende nuk ka një komunikatë zyrtare.
Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’.
Gjithashtu raportohet se vrasja me thikë dhe sende të forta e Lamçes po hetohet në dy pista, gjakmarrje dhe tregtia e kokainës.
Lamçe njihet si person me precedentë penalë. Ai është hetuar edhe për dy plagosje.
Ndërsa i vëllai i Florian Lamçes, Olti Lamçe, është dënuar me 24 vite burg për vrasje.
Në vitin 2011, ai vrau pronarin e disko “Tekiles”, Almir Canin.
Dyshimet e para janë se kjo ngjarje nuk ka lidhje me atë të ndodhur mbrënjet e djeshme, ku u gjet i vdékur pranë varrezave të Elbasanit 23 vjeçari Regis Runaj.
Elbasaniflash.al