Lajthitë mbeten stok, fermerët e Patosit nuk kanë treg shitje, kërkojnë subvencione nga qeveria

0
67

Për të tretin vit me radhë fermerët e kultivimit të lajthisë së “Visokës” në Ofiçinën e Vjetër në Patos u ka mbetur prodhimi pa u shitur. Detyrohen që t’i shesin me gjysmë çmimi pasi në magazinat e tyre nuk kanë më vend për t’i mbajtur.

Fermerët thonë se nga 500 lekë kg në treg po e shesin me 250 lekë. Rënien e tregut e kanë ndjerë që pas pandemisë. Asokohe pati shumë prodhim të importuar nga vendet e tjera, duke bërë që tregu të mbipopullohet me këtë lloj prodhimi.

Fermerët kërkojnë të ketë një pikë grumbullimi, në mënyrë që prodhimi i tyre të ruhet. Mbi të gjitha qeveria duhet që t’i mbështes me subvencione, në mënyrë që kostot e prodhimit të jenë më të përballueshme.