Lamborghini me shpejtësi skëterrë 236 km/orë në Fier-Vlorë, gjobitet nga policia

0
210

Një shofer me makinë Lamborghini duket se ka dashur të “testojë” bypass-in Fier – Vlorë, duke thyer çdo limit shpejtësie..

Edhe pse limiti i shpejtësisë në këtë aks rrugor është 110 km/ orë, radari ka regjistruar një shpejtësi prej 236 km/ orë.

Sikurse shihet edhe në videon e publikuar nga Policia Rrugore,  makina ngjyrë portokalli ka qenë me një shpejtësi marramendëse.

Ndërkohë, Policia rrugore njofton se në këtë rrugë janë hequr patentat 21 shoferëve.

“Në ByPass-in Fier – Vlorë. Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.” – njofton policia Rrugore.

/Ora News.tv/