Largimi i shqiptarëve: Shkaqet kryesore, mungesa e punësimit dhe kushtet e jetesës

0
262

Largimi i shqiptarëve nga vendi nuk shihet më se një fenomen për shoqërinë dhe familjet e tyre, por si një nevojë e domosdoshme ekonomike. Shqipëria nuk shihet një vend i sigurt për të ndërtuar të ardhmen, ndaj zgjedhin rrugën e vështirë të emigrimit. Kryesisht janë të rinjtë ata që tentojnë vazhdimisht të largohen drejt Europës.

Për një arsimim më të mirë dhe treg të sigurt pune, janë prindërit që po përgatiten të dërgojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit.

Përjetimin më të madhe e kanë prindërit e të larguarve, të cilët nga njëra anë ndjejnë mungesën e tyre, e nga ana tjetër i gëzohen faktit se në Europë kanë siguri për një ekonomi më të shëndetshme.

Europa për çdo vit po kërkon forcë punëtore dhe një biletë të sigurt e kanë të rinjtë me profesione të caktuara, infermierët e rinj si dhe studentët ekselentë që përfitojnë bursa.

a2