Largimi i “trurit”, janë pagat, arsimi dhe shëndetësia arsyet e emigrimit të shqiptarëve

0
165

Rreth 31 vite më parë, nga trageti “Vlora” nisi emigrimi i parë masiv i shqiptarëve, për të mos u ndalur më.

Tre dekada më pas, edhe pse me një sistem demokratik, dëshira e shqiptarëve mbetet po e njëjta. Ndryshimi, krahasuar me vitet 90’ deri në 2000-in, është se sot kërkesën më të lartë për t’u larguar, veç studentëve, e ka edhe shtresa e mesme.

Arsimimi, shëndetësia, siguria për të nesërmen, duke mos përjashtuar për asnjë moment të ardhurat nga punësimi, janë arsyet kryesore të shpopullimit të Shqipërisë.

“Më mirë të bie të punosh në Mal të Zi, që është më i vogël se ne… Këtu me pagën që merr nuk paguan dot qiranë… Arsimi shëndetësia janë kryesoret që duhet të funksionojnë në një shtet. Jam duke ikur në Gjermani, jam infermiere, çdo gjë është keq”, thonë disa të intervistuar.

Këto arsye i konfirmojë edhe statistikat, të cilat tregojnë se nga vendi nuk po ikin vetëm të papunët dhe të paarsimuarit.

“Dekadën e fundit ikën 40% studentë, 30% me të mesme të kualifikuar. Nuk ikin në vendet fqinje por në Gjermani e vendet e Perëndimit”, thotë Ilir Gëdeshi, nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale.