“Largohemi më të fortë”, Sylvinho: Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar

0
52

Sylvinho, trajneri i Kombëtares, shprehu edhe një herë falënderimin e tij për tifozët kuqezi, për lojtarët, stafit, për gjithçka dhuruan në “Euro2024”. Në reagimin e tij në Instagram, Sylvinho theksoi se Shqipëria largohet më e fortë nga ky Evropian:

“Dje mbyllëm pjesëmarrjen tonë në Euro 2024.

Jam shumë krenar për atë që i treguam vetes dhe tifozëve të futbollit.

Ne ishim një ekip që dhamë gjithçka deri në fund, që luftuam për çdo top, për çdo pikë. Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar.

U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuan në performancën tonë.

Faleminderit edhe tifozëve, të cilët shkëlqyen në tribunat e stadiumeve dhe na ndihmuan në këtë rrugëtim. Shqipëria largohet më e fortë nga sa mbërriti”, ka shkruar Sylvinho në rrjetet sociale.