Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një fjalimi të mbajtur mëngjesin e sotëm, 23 mars ka paralajmëruar se nëse trupat paqeruajtëse dërgohen në Ukrainë, kjo mund të nisë një konflikt me NATO-n.
Polonia ka sugjeruar që paqeruajtësit ndërkombëtarë duhet të dërgohen në Ukrainë, për ta ndihmuar atë të mbrohet
Lavrov po mbante fjalimin e tij tradicional para studentëve dhe stafit në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë këtë mëngjes.
Lavrov theksoi dhe njëherë ato që ka thënë rreth neo-nazizmit, i cili sipas tij është i përhapur në Ukrainë dhe Perëndimi po mundohet ta “nxjerrë nga loja” Rusinë, shkruan SkyNews.