Lavrovi mbërrin në Ankara, pritje e ngrohtë dhe shtrëngim duarsh me ministrin turk

0
185

Ministri i Jashtëm turk, Sergei Lavrov ka mbërritur sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Mediet turke kanë publikuar pamjet e para të mbërritjes së Lavrovit në Turqi, i cili është takuara fillimisht me homologun e tij Mevlut Cavusuglu.

Ne qendër të bisedimeve të tyre do të jetë krijimi i një korridori në Detin e Zi për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore ndërsa çmimet globale të ushqimeve rriten.

 

Lufta e vazhdueshme në Ukrainë që nga 24 shkurti ka bllokuar pjesën më të madhe të eksporteve të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi, duke i çuar çmimet në rritje dhe duke paraqitur një rrezik serioz të urisë në vendet që varen nga këto eksporte, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Lexo edhe: Pasi iu anulua vizita në Serbi, Lavrov viziton sot Ankaranë

Me kërkesë të Kombeve të Bashkuara, Turqia ofroi të ndihmonte në shoqërimin e autokolonave detare nga portet e Ukrainës, pavarësisht pranisë së minave., disa prej të cilave ndodhen pranë brigjeve turke, të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bisedimet Rusia-Turqi vijnë pasi Ankaraja përballet me presion për të hapur Detin e Zi për anijet e NATO-s për të thyer bllokadën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Vizita e Lavrov vjen pas anulimit të vizitës së tij në Serbi 2 ditë më parë për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore./abcnews.al/