Lazio ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë merkato, teksa ka arritur marrëveshjen me ish-mesfushorin e Interit.
Sipas mediave italiane, Igli Tare ka arritur marrëveshjen me Matias Vecino për transferimin e këtij të fundit të kryeqytetasit.
Palët kanë lënë një tjetër takim në fillimin e javës së ardhshme për të mbyllur gjithçka.Kështu, Vecino do të jetë një tjetër përforcim për Sarrin i cili ka kërkuar gjithashtu edhe Ivan Ilic nga Verona. Për këtë të fundit Lazio duhet që fillimisht të shesë Luis Alberton për të financuar dhe mbyllur operacionin. /f.a/abcnews