“Lazio” i kërkon falje Gattusos

0
237

Fizioterapeuti i Lazios, Alex Maggi i ka kërkuar falje për “sjellje oportune” pasi që fyeu trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso në bankinat e trajnerëve

Loja e natës se mbrëmshme në stadiumin San Paolo shpërtheu në disa pika, ku pati edhe disa shkëmbime fjalësh në mes të dy grupeve të stafit teknik të skuadrave.

Pasi përfundoi takimi, shpërtheu një fjalosje në stafin teknik. Në disa xhirime shihet drejtori i Lazios, shqiptari Igli Tare, i cili përpiqej ta qetësonte Gattuson i cili fjalosej me një anëtar të stafit teknik të skuadrës romake.

Kamera e kap Gattuson duke thënë “Nëse guxon thuaj ‘Terrone’ (fshatar i jugut) para meje”.

Terrone është një fjalë pezhorative që përdorët për banorët e jugut në Italinë jugore dhe ajo ishte përdorur edhe më parë kur një fans i Atalantas fyente një fans të Napolit në tribuna.

“Gjatë shumë viteve në këtë profesion, nuk e kam fyer kurrë askënd”, ka shkruar fizio i Lazios Alex Maggi në një deklaratë publike.

“Mbrëmë, gjatë ndeshjes kundër Napolit, e lejova vetën të hy në këtë sjellje oportune dhe ju kërkoj falje të gjithëve, në veçanti zotëri Rino Gattusos”, ka shkruar ai në Twitter. /GazetaExpress/