Lazio në ndjekje të kreut, kthen rezultatin ndaj Torinos

0
240

Lazio vijon me hapa të sigurta në kampionatin italian teksa shënoi një tjetër fitore spektakolare kundër Torinos në transfertë.

Serinë e golave e hapi Torino që në minutën e 5′ me anë të një penalltie. Pas një prekje me dorë në zonën e 11 metërshit, gjyqtari akordoi një 11 metërsh e cila më pas u shndërrua në gol nga Belotti.

Pavarësisht se Lazio këmbënguli, gjatë pjesë së parë nuk e gjeti rrugën drejt golit.

Vetëm 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Immobile riktheu barazpeshën në Torino.

Ndërsa golin e fitores Lazios ja dhuroi Parolo në minutën e 73 me një  goditje standarte në hyrje të zonës.

Aktualisht Lazio renditet në vendin e dytë në kuotën e 68 pikëve, 1 pikë larg kryesuesve të Juventus. Por këta të fundit nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e tyre.

Ndërsa Torino renditet në vendin e 14 në kuotën e 31 pikëve.

/Ora News.tv/