Lionel Messi dhe Barcelona do të mbeten të lidhur pazgjidhshmërisht në përjetësi, por mënyra e largimit të tij la një shije të thartë në gojë. Babai i tij, Jorge, shpreson se ajo mund të korrigjohet.
Me të mbërritur në aeroportin El Prat në Barcelonë, babai i superyllit argjentinas u pa nga shtypi dhe u pyet për Lionel dhe kohën e tij në Paris.
Videoja është postuar nga gazetari Gerard Romero, si pjesë e kanalit të tij Jijantes FC dhe tashmë është bërë virale shkaku i përmbajtjes.
Jorge tha se djali i tij ishte i lumtur në Paris dhe dukej se mendonte se Messi nuk do të kthehej në Barcelonë me pushime.
Por, kur u pyet nëse do të kthehej në klub për të luajtur, Jorge u përgjigj me: “Le të shpresojmë”.