Le t’i japim për një moment të drejtë Berishës, këtë po e bën dhe Tao!

0
198

Nga Erion Murataj!

Le t’i japim për një moment të drejtë Berishës, këtë po e bën dhe Tao!
Debati tekniko-ligjor që po zhvillohet tashmë prej ditësh lidhur me procedurën e SPAK ndaj masës kufizuese ka një rrondele që kërcet.
E në çdo rast s’ka asgjë që justifikon faktet mbi të cilët ngrihet akuza.
Debati mbi kushtetutshmërinë dhe procedurën është shterpë.
Pse, do thoni ju?
Ç’do jurist dhe më mediokri e kupton që barra e provës tejkalon peshën procedurale në këtë proces.
E nëse i referohemi frymës kushtetuese s’ka asnjë aneks ku ajo kriminalizon procedurën në favor të korrupsionit siç kërkon Berisha ta shesë!
Këtë e di mirë dhe Taulanti që po bën ç’mos që me veprimet e mos veprimet e tij po e ndihmon Berishën.
Po po, Tao po e ndihmon dhe më bën habi sesi askush nuk e thotë.
Dërgimi i funksionarit të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit në selinë e PD nuk është e vetmja kartë që i ka dhënë doktorit, Tao.
Që në gjenezë të padisë ku me një copë letër nga arkivat e Italisë që gjoja prona është paguar nga ish Italia fashiste, Tao i ka çuar bombulën e oksigjenit tek koka këtij procesi.
Ndaj dhe sot Berisha ka të drejtë që bashkë me dhënderrushin kapet pas fijes së barit që i ka hedhur Taulanti dhe gjoja dashurisë së ethshme ndaj kushtetutës.
Po le ti japim të drejtë Berishës, përdhunuesit serial të kushtetutës e cila i iku nga dritarja kur bashkë me Ramën donte të eksperimentonte.
Pra marrim rastin që Berisha po qan para kushtetutës që bashkë me Ramën ç’nderoi në 2008.
Sa gjasë ka që të zhbëhet fakti se janë të pakten 5.4 milionë euro përfitim bankar e sipas informacioneve nga dosja edhe një herë kaq “cash” që ka marrë dhënderrushi nga ndërtuesi.
Sa gjasa mund të ketë që kjo ta bëj kushtetutën të rivirgjërohet dhe të pranoj solon e Berishës pasi ka kaluar orgjinë e të panderëve në 32 vite?
Në çdo rast Berishën e mban në qarkullim ende Tao, s’di ta them i konsultuar apo jo.
Një gjë është e sigurtë.
Rama dhe Luli s’dijnë gjë, vetëm po e ka bërë Tao në kokë të vet.
Habi e madhe! U bë kohë që Berisha nuk flet më për Gjergj Lucën ?.
Fundjavë të këndshme!