Lefter Koka del nesër para gjykatës, incineratori i Elbasanit do kalojë në varësi të bashkisë

0
180

Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka do të paraqitet nesër para gjykatës së Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë.

Prej 14 dhjetorit ditën kur u arrestua Koka ndodhet në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë është caktuar të mbahet në orën 11: 15 minuta, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Ndërkohë shefi i inspektoriatit te mjedisit bashkia Elbasan Ismail Dybeli thotë se Incineratori i Elbasanit do të kalojë në varësi të bashkisë Elbasan.

Paraprakisht bëhet me dije se do të ndodhë në datën 18 dhjetor. Bashkia e Elbasanit dërgon rreth 70 ton mbetje çdo ditë në incinerator.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të inceneratorit të Elbasanit.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugallja, e cila është pronarja e kompanisë Albtek Energy si dhe Klodian Zoto.

Këto dy të fundit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.