Legalizohen “Shtëpitë e Zotit”, në Elbasan gjenden 80 xhami, me dokumente të rregullta vetëm gjysma e tyre

0
367

E ndërtuar në gjurmët e së vjetrës, xhamia e Ballijes do të jetë objekti më I ri fetar në Elbasan. Në këtë qark nga 80 xhami vetëm 40 prej tyre rezultojnë me dokumentacion të rregullt.

Pjesa më e madhe është ndërtuar pas viteve ’90 dhe pjesa tjetër  janë xhami që kanë qenë xhami të vjetra. Edhe xhamia e Ballijes është ndërtuar në themelet që ka qenë xhamia e vjetër.”

Në një vit janë legalizuar 14 xhami, ku pjesa më e madhe janë pajisur me certifikatë e gjatë muajit të ramazanit. Myftu Agim Duka e cilëson ligjshmërinë e këtyre objekteve si një dhuratë për besimtarët myslymanë.

“Është një gëzim, me këtë rast të muajit të Ramazanit dhe shpresoj që ky proces të vazhdojë me këtë ritëm, që besimtarët të ndihen më të qetë.”

Por teksa për gjysmën e xhamive procesi i legalizimit ka përfunduar shumë të tjera dhe veçanërisht ato që gëzojnë statusin monument kulture mbeten ende në pritje.

“Kemi xhaminë mbret, që është monument kulture dhe kanë një procedurë tjetër sepse varen nga Ministria e Kulturës dhe shpresojmë që këto të jenë drejt legalizimit.”

Me dokumentacion të rregullt janë pajisur edhe kishat.

“Procedura është e njëjtë, ligji është njëlloj si për banesat, si për objektet e kultit. Dosja duhet të plotësohet. Pas plotësimit të dosjes, nëse plotësohen kriteret ligjore ne dalim me vendim.”Drejtori i kadastrës së Elbasanit, Mariglen Disha bën thirrje që për objektet që nuk janë përfshirë ende në procesin e legalizimit të nisë aplikimi dhe dorëzimi I aplikacionit të nevojshëm.