Xhamia e fshatit Kuturman, Bashkia Librazhd është një ndër objektet e shumta fetare që ka marrë lejen e legalizimit.
Ka qenë Drejtori i DVASHK Elbasan Mariglen Disha ai që i ka dorëzuar lejen e legalizimit Myftiut të Librazhdit Ardit Hoxhllaku, në prani edhe të besimtarëve që kryejne ritet në këtë objekt kulti.
Xhamia e Fshatit Kuturman shërben për rreth 2000 banore ku përfshihet edhe fshati Marinaj.
Kreu i kadastres Elbasan, Mariglen Disha, u uroi besimtareve një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti. Gjithashtu Disha uroi që festa e Fiter Bajramit ti gjejë gëzuar të gjithë besimtaret mysliman.
Leja e legalizimit për këtë xhami është në vazhdën e punës që po bëhet për legalizimin e të gjitha objekteve të kultit në Qarkun Elbasan. Deri më tani ka përfunduar procesi për 80% të tyre. Myftiu i Librazhdit i cili mori edhe lejen e legalizimit të xhamisë u shpreh mirënjohës ndaj drejtuesit të ASHK Elbasan, Mariglen Disha për punë e palodhur të bërë për legalizimin e objekteve të kultit të cilat janë shumë të rëndësishme për besimtarët e të gjithë besimeve.
Drejtori Mariglen Disha i siguroi besimtarët se do të vijojë pandalur puna edhe për legalizimin e objekteve të tjera./elbasani flash