Legjenda kuqezi: Milani nuk mund t’ia lejojë vetes që të jetë “as mish, as peshk” në çdo aspekt

0
4

Milani tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm. Pas humbjes në shtëpi ndaj Atalantës, skuadra e Sergio Conceiçãos rrezikon të mbetet jashtë kompeticioneve europiane.

Duhet rindërtuar zona teknike, teksa një nga rolet kyçe që duhet përcaktuar dhe zyrtarizuar për sezonin e ardhshëm është ai i drejtorit sportiv.

Pikërisht për këtë situatë te kuqezinjtë ka folur për mikrofonat e DAZN ish-mesfushori Massimo Ambrosini:

“Projekti teknik nuk funksionoi. U shtua diçka e rëndësishme, por nuk ka funksionuar. Më habit shumë pritja për zgjedhjen e drejtorit sportiv, çka tregon se procesi vendimmarrës nuk është ende aq i qartë dhe i shpejtë.

Pajtohem plotësisht me atë që tha Behrami: Milani nuk mund t’ia lejojë vetes që vitin e ardhshëm të jetë një skuadër ‘as mish, as peshk’ në çdo aspekt. Milani duhet të zgjedhë një drejtim dhe të gjithë të ndjekin atë rrugë”.