Ardita Muça 29 vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës të dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj.
E reja ndërroi jetë të hënën pasdite ndersa ishte duke pire uje. Të afërmit që kanë hapur dyert e mortit akuzojnë mjekët , ndërsa për të zbardhur vdekjen e së resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultaret e mjekësise ligjore.
E reja lindi me opëracion cezarian në dt 30 Qërshor në spitalin e Durrësit pas katër ditësh ka dalë nga spitali tregojnë të afërmit. Dje pasi ishte takuar me motren e saj pasi piu ujë u këput e ra në dysheme.
Ndihmen e pare ja dha bashkëshorti i cili e solli ne jete. Ambulanca mberriti vone dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi qe erdhi ne banese bene proceduren, por kërkuan qe te vije nje mjek pasi ata nuk ishin te pregatitur për pacientë lehone. Me vonë erdhi mjeku.
Bombola e oksigjenit mbaroi ndersa e reja ne urgjence mbërriti me rrahje zemre, por mjeket na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjelle vone na thane tregojne te afermit. Ata akuzojne mjeket ne lidhje me vdekjen e lehones
Fax