Danimarka ka liruar masat anti-Covid.
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, në Kopenhagen brenda një stadiumi u zhvillua koncerti i rokut me mbi 50 mijë të ftuar.
Stadiumi ku zhvillohej koncerti, ishte i tejmbushur nga prania e njerëzve, që shijuan performancat e The Minds. Koncerti vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet njoftuan lehtësim të masave anti-COVID.
Për të marrë pjesë në ngjarje të kësaj natyre, qytetarët në Danimarkë, duhet të pajisen me certifikatën anti-COVID, që vërteton se një person është i vaksinuar.
Mediat lokale e kanë cilësuar ngjarjen si “historike”, për faktin se është e para në Evropë e këtij lloji që organizohet që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.