Vitet e fundit në vendin tonë bashkëjetesa shihet si një hap i mirë paramartesor.
Megjithatë bashkëjetesa është ende në fazën e parë dhe paragjykimet rreth saj janë të shumta.
Shoqëria vazhdon të inkurajojë të rinjtë për lidhjet tradicionale.
Në emisionin “Ditë e Re”, Zhaklin Lekatari thotë se bashkëjetsa është nevojë dhe jo trend. Ajo e cilëson atë si një hap shumë të mirë paramartesor për të njohur partnerin dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët të komunikimit.
Ajo thotë se në vendin tonë ka akoma vajza që martohen që në moshën 14 vjeçare dhe se shumë tjera ndërpresin shkollimin e tyre për tu martuar.
“Ka pafund raste në zonat rurale nga vajza që martohen në moshë 14 vjeçare.
Ka vajza që e lenë shkollën kur bëhen 18 për të mos u dukur të mospershtatshme për martesë. Mentaliteti në zonat ruralë është i prapambetur në krahasin me qytetin.
Në rrethin tim ka persona që e duan bashkëjetesën por edhe persona që e cilësojnë atë si skandaloze.” shprehet Lekatari.
Ndërkohë psikologia, Arjan Muça, shprehet se nuk është e vërtetë se në bashkëjetesë je më i lirë sesa në martesë.
” Çdo moment duhet shijuar. Nuk është e vërtetë se në bashkëjetesë ka më shumë liri se në martesë. Nuk e thotë asnjë studim. Kjo është zgjedhje personale e partnerëve se sa e lejojnë njëri tjetrin të ndërhyjë në hapësirën e tyre. Asnjë mos të mendojë atë se nëse shkon në martesë atëhere ti je i mbytur, dhe nuk mund të bësh asgjë.” thotë psikologia.
ora news