Lëkundje tërmeti në shtetin fqinj (Epiqendra dhe magnituda)

0
118

Mesditën e kësaj të mërkurë një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka tronditur sot zonën e Chania-s në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet në 3 km në Falassarna ndërsa thellësia fokale e tyre llogaritet në 10 km.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet që mund të jenë shkaktuar nga lëkundjet.