Lenard Duka dënohet me 30 vite burg, 100 vite për grupin e tij. Ish modelja në dosjen e SPAK dhe skedat e policisë për lidhjen me armikun e Vis Martinajt

0
2

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i njohur si i dashuri i modeles dhe ish misit Trejsi Sejdini. Duka u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti, për t’u përballur me drejtësinë.

Fatmir Hyseni është dënuar me 25 vite burg dhe po ashtu me nga 25 vite për Aleksander Manxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga.

Elis Duka është shpallur i pafajshëm, pasi nuk u provua që ka kryer vepren penale.

Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Erivs Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.

Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Malko dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Lidhja me Trejsi Sedinin dhe jeta luksoze

Përveç ngjarjeve kriminale në të cilat është përfshirë Leonard Duka, një vëmendje e madhe i është kushtuar edhe mënyrës së tij të jetesës.

Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ai ka.

Ai është i njohur dhe për lidhjen që kishte me modelen Trejsi Sejdini.

Lidhja e saj më kreun e klanit “Duka” doli në pah pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko.

Edhe pse u përpoq që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares.

Ashtu si Leonard Duka, edhe Trejsi Sejdini njihet për jetën e saj luksoze mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Në dosjen hetimore të SPAK-ut përmenden disa para që Trejsi Sejdini ka marrë nga Leonard Duka, nëpërmjet mikut të saj.

Gjithashtu, dyshja kanë kryer edhe udhëtime së bashku në 10 shkurt të vitit 2019.

Pas hetimeve të SPAK-ut, Trejsi Sejdinit i është sekuestruar një automjet, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

Kur është pyetur në media për raportin e saj me Dukën dhe lajmet për lidhjet me bandat, modelja ka deklaruar se janë të pavërteta.

Unë si Trejs dhe çfarëdolloj personi tjetër besoj se nuk mban përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të hijshme të pahijshme të vërteta ose jo. Realisht më vjen shumë turp që më është lakuar emri në situate të tilla. Gjithashtu dua të theksoj faktin që nuk kam dashur të bëj nga këto gocat e Instagramit që nxjerr story dhe shaj mediat, nuk më ka pëlqyer kjo gjë.

Trejsi është Miss Albania 2018. Mund të kërkoni emrin tim dhe mund të shikoni Wikipedia se çfarë sinonimesh kam unë si modele, domethën sekssimbol, model, miss Universe Albania, pafund. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme. Nuk kam lidhje me asnjë person që ka lidhje me bandë,” është shprehur Trejsi Sejdini në një dalje televizive.

Duka i nisi 500 USD Trejsit

Në dosjen hetimore thuhet se Leonard Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Si e gjeti policia “gangsteren” e Elbasanit Trejsi Sejdinin në dhomën e armikut të Vis Martinajt

Krahas planeve për eliminimin e njërit-tjetrit, vrasjeve, konkurrencës për kapjen e linjave të kokainës dhe parave, mes kokave të karteleve kriminale duket se ka pasur edhe një garë të heshtur se kush fut në shtrat më shumë mise dhe modele.Këtë garë duket se për vite me radhë e ka fituar Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të mbetet mister dhe të dominojë lajmet jo vetëm gjatë muajt gusht, por edhe muajin e parë të vjeshtës.

Para se të shfaqej në krah të Deta Kokomanit, farmacistet bukuroshe nga Durrësi, e cila u shpall Miss Univers Albania 2022, Vis Martinaj ka qenë në një lidhje modelen e famshme Oriola Marashi.Vis Martinaj, i fiksuar pas miseve dhe modeleve, kaqenë i lidhur me E. Sh., E. R, K. B etj., ndërsa Oriola Marashi u hodh më pas në krah të futbollistit Eros Grezda.

Ndërkaq, armiku më i përbetuar i Vis Martinaj, Leonard Duka, i quajtur nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e tij të shtrenjtë, është shfaqur me modelen Trejsi Sejdini, e shpallur miss Albania 2018.

Në 8 prill 2019, policia ushtroi kontroll në kompleksin “Halili” në Tiranë, ku gjeti një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, duke arrestuar personat: Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj.

Policia ka gjetur në banesë edhe Trejsi Sejdinin.Sejdini ka shpjeguar veprimet e saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Dukën, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj.Kur ka shkuar në banesën e tij ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin. Derën ia ka hapur Leonardi, ndërsa personat e tjerë ishin në kuzhinë duke biseduar.

Sapo ka hyrë në banesë ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin, pasi ishte e lodhur. Në mëngjes, rreth orës 08:00 ka qenë në gjumë, nuk e ka ndjerë Leonardin, kur është ngritur, por ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur policia për kontroll.

Por teksa policia ka shkuar brenda në apartament, njëri nga katër personat mendohet se ka hedhur pistoletën tip “Glock” nga ballkoni në çatinë e shtëpisë së një banori.