Lëndohet Pogba, përfundon viti për të

0
235

Pushimi ndërkombëtar do t’i duhej t’i shërbente Manchester Unitedit si periudhë rikuperimi, pasi që po përjetojnë një start të ngadaltë të sezonit, por lajmet që vijnë nga Franca nuk do të jenë të mirëpritura nga Ole Gunnar Solskjaer.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba u bashkua me ekipin kombëtar për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, ndaj Kazakistanit dhe Finlandës. Por, ai ka pësuar një lëndim dhe nuk do të paraqitet të dyja këto ndeshje.

RMC Sport publikoi një videoku Pogba dëgjohej duke bërtitur nga dhimbjet pasi kishte marrë një goditje.

Mesfushori francez u ndihmua nga një person nga stafi i klubit, para se të largohej nga fusha dhe të futej në veturë.

RMC Sport shkruan se Paul Pogba mund të mungojë nga tetë deri në dhjetë javë dhe të mos luajë më përpara vitit 2022

Pogba ende po e vuan dënimin e kartonit të kuq dhe nuk do të jetë as në ndeshjen ndaj Watfordit më 20 nëntor, por mendohej të rikthehet tri ditë më vonë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit, ndërsa një gjë e tillë nuk do të ndodhë

Pogba është zëvendësuar nga Veretout, teksa është kthyer në Manchester për t’i bërë ekzaminimet e tjera të nevojshme mjekësore, transmeton Gazeta Express.

/Gazeta Express/