Lëng limoni dhe sodë, kombinimi që duhet ta përdorni me kujdes

0
265

Kombinimi i limonit dhe sodës ka shkaktuar shumë diskutime në mes të ekspertëve të shëndetësisë popullore apo tradicionale.

Soda e bukës, limoni, domatet, luleshtrydhet, pjeshkët apo rrushi ofrojnë minerale, vitamina dhe enzima që parandalojnë sëmundjet.

Në mjekësinë tradicionale dhe atë popullore, parandalimi është veprimi më i rëndësishëm që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Limoni dhe soda e bukës janë dy prej përbërësve që duhet të përfshini në regjimin tuaj të shëndetshëm.

Veshkat

Lëngu i limonit me sodë buke është efikas në përkujdesjen ndaj veshkave. Ky lëng ndihmon organizmin të largojë toksinat dhe të djegë yndyrnat.

Tretja

Limoni bashkë me sodën e bukës ofrojnë një përzierje të shëndetshme për sistemin tretës.

Ato shmangin refluksin në stomak dhe ofrojnë qetësim të menjëhershëm.

Detoksifikimi

Lëngu i limonit me sodë buke është një pije e mirë për ta nisur ditën. Ai pastron mëlçinë falë dozës së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe antioksidantëve. Për më tepër, nëse pini ujë me sodë buke, do të rregulloni nivelet e kolesterolit të keq dhe do të përmirësoni shëndetin kardiovaskular.

Si ta konsumoni pijen dhe kujdesi që duhet treguar

Mbusheni një gotë me ujë dhe hidhni një lugë çaji me sodë buke. Shtoni lëngun e një gjysëm limoni. Përziejeni mirë dhe pijeni në mëngjes. Ky lëng duhet pirë gjithmonë në mëngjes dhe përpara se të hani ushqim. Lëngu duhet pirë për dy javë me radhë. Më pas duhet të bëni dy javë pushim.

Nëse vuani nga gastriti, tensioni i lartë i gjakut apo problemet me zemrën, atëherë nuk duhet ta pini këtë lëng, për shkak të nivelit të sodiumit./AW/Gazeta Express