Lëshohen në hapësirë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama: U tha, u bë!

0
76

Në Cape Carnaval të Florida është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.

Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njofton kryeministri Rama në një postim në Facebook.