Nga paraburgimi, Havier Dobi, i ka dërguar një letër babait, ndërkohë shprehet i dyzuar sa i takon gjendjes së tij emocionale.
Mes rreshtash, i riu shkruan se mamasë së tij, Rozeta Dodës nuk do ua falë kurrë. Ai e siguron babain se do të dalë nga burgu për njerëzit e afërt, të cilët i përmend dhe në letër.
“Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar, m’u mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra. Mami nuk do ja fal kurrë këtë gjë. Jam mërzitur si mos më keq dua të vras veten. Dhe, mos u bëj merak, ty, mbesën, babin dhe Ilire. Do dal vetëm për ju.”- shkroi ndër rreshta Havier Doda.