Tre persona janë vënë në pranga në Lezhë pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Processed drugs”. Bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni, në dalje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetet e dyshuara dhe kanë ndërhyrë duke i ndaluar
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga Izmir Hebovija, në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë. Pas peshimit, rezultuan rreth 11 kilogramë. Ndërsa në automjetin tjetër, nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm, por vetëm qytetarë që shoqëronin dhe ruanin automjetin ku ndodhej lënda narkotike
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë 50-vjeçari Hebovija, banues në Tiranë, dhe Mirash Dushku, 52 vjeç e Perparim Rrgalla, 40 vjeç, të dy banues në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 84 pako lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate me peshë totale rreth 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare. /abcnews.al/