Lëvizte me armë dhe kanabis në makinë, pranga të riut në Tropojë

0
92

Një 29-vjeçar në Tropojë ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit në automjetin e të riut, autoritetet kanë gjetur një armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi lënde kanabis.

Gjithashtu edhe në banesën e të riut është gjetur kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.