Lëvizte me automjet në sens të kundërt duke rrezikuar jetën e shoferëve të tjerë, pranga 32-vjeçarit

0
416

Një 32-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Kukës, pasi lëvizte me automjet në sens të kundërt duke rrezikuar jetën e tij dhe të shoferëve të tjerë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D. G., në autostradën Milor-Morinë.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Lëvizte me automjet, në sens të kundërt, dhe rrezikonte jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të autostradës “Milot-Morinë”, arrestohet 32-vjeçari.

 

 

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas kundërshtoi me forcë punonjësit e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës.

Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.